Mirëserdhe tek Kosherja Ime
Mbi 3000 lekë, posta FALAS!

Kosherja Ime
Kosherja Ime është vendi ku natyra dhe kujdesi bashkohen për t’i dhënë lëkurës dhe flokëve tuaj trajtimin që meritojnë. Klientët tanë kërkojnë produkte të pastra, të sigurta dhe efektive .
Çdo produkt që krijojmë është i bazuar në përbërës natyralë të përzgjedhur me kujdes, pa kimikate të panevojshme dhe me respekt të plotë për mirëqenien tuaj.
Pyetje të shpeshta
Këtu gjenden disa prej pyetjeve të bëra më shpesh nga klientët!
Po, produktet tona janë të formuluara 100% me përbërës me origjinë natyrale. Përdorim vajra bimore, ekstrakte të pastra dhe përbërës si dylli i bletës, pa shtuar kimikate, aromat artificiale apo ngjyrues të dëmshëm. Çdo formulë është krijuar me kujdes për të respektuar natyrën e lëkurës dhe trupit, duke ofruar një përvojë të sigurt dhe efektive për përkujdesjen tuaj të përditshme.
Po, disa nga produktet tona mund të përdoren nga gratë shtatzëna, veçanërisht ato që nuk përmbajnë vajra esencialë. Megjithatë, jo të gjitha janë të përshtatshme, disa nga produktet me vajra esencialë duhen shmangur gjatë shtatzënisë. Rekomandohet të kontrollohet përbërja dhe të konsultoheni me ne për çdo paqartësi.
Për arsye higjiene dhe ruajtjeje të cilësisë, produktet si vajrat, balsamet dhe sapunët nuk mund të kthehen nëse janë hapur apo përdorur. Kthimet pranohen vetëm nëse produkti është i papërdorur, i pahapur dhe brenda afatit të kthimit prej 7 ditësh nga data e blerjes. Në rast defekti apo gabimi në porosi, ju lutemi na kontaktoni sa më shpejt për zgjidhje.